11:33 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj optimist se Kosova do marrë lajme të mira për liberalizmin e vizave para Vitit të Ri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj beson se para ndërrimit të motmoteve Kosova do marrë lajm pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave.

Gjatë një konference për media, pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haradinaj u ka bërë thirrje gjithë partive politike për të punuar sa më shumë në drejtim të liberalizmit të vizave, raporton Indeksonline.

Ai ka bërë thirrje që të mos japin mesazhe pesimiste.

Përderisa, ai ka thënë se për momentin në fokus të Qeverisë është 20 nëntori-Anëtëarsimi në Interpol, por në të njëjtën kohë duhet bërë shumë punë në drejtim të vizave.

Më vije mirë që shumë njerëz janë kyçur për të lobuar për liberalizmin e vizave. E vlerësoj punën e kryetarit Ahmeti, i cili sapo më tregoi se ka dërguar disa mesazhe për liberalizimin të vizave në Institucionet e BE-së. I kisha lut partitë politike të ndihmojnë këtë proces, të mos japin mesazhe pesimiste, duhet të bëjmë kujdes me mesazhe,  dhe të bëjmë shumë punë. Kemi vështirësi në këtë drejtim, por për momentin kemi fokusin në 20 nëntorin- anëtarësimin në Interpol dhe aty duhet të fokusohemi së pari pasi ajo është ngjarje që do ndodh përpara.

Besoj që para ndërrimit të motmoteve do të marrim një lajm të mirë për liberalizimin e vizave, por duhet të bëjmë më shumë punë.

Ne po punojmë që të kryejmë punën tonë. Ka shtet që po hezitojnë, nuk ka shtet që e bllokojnë, por duhet vullnet politik”, ka thënë ai./Indeksonline/