22:36 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pas rrahjes së dy të rinjve kosovarë: Ky sulm dëshmon se lëvizja e lirë në Serbi nuk është e garantuar

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj rrahjes së dy të rinjve kosovarë në Novo Sad të Serbisë.

Ai përmes llogarisë Facebook aktin brutal e ka quajtur të pashembullt, duke shtuar se ky sulm dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar.

Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.