10:10 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për të ndjerin Bush: Prehu në paqe, njeri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Presidentit të 41-të të SHBA-ve, George H.W Bush.

Haradinaj ka theksuar se Kosova humbi një mikë e SHBA-të një patriot të devotshëm. Po ashtu, kryeministri i Kosovës nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e Bush në ndaljen e terrorit serb në Kosovë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm.

I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.Ë Bush.

Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.

Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë.

Prehu në paqe, njeru i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!

Image may contain: 1 person, smiling, suit