21:01 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për Timothy Orr: Mik i dëshmuar i Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur edhe njëherë mirënjohës për mbështetjen e komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se Orr do të mbetet gjithmonë njeri i Kosovës.

“Mirënjohës përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme për vendin tonë dhe fuqizimin e miqësisë sonë të përhershme me ShBA-në. Miku i dëshmuar i Kosovës, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjeneralmajor Timothy Orr, do të mbetet gjithmonë njeriu ynë”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/