22:51 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përmend motivet e mundshme të vrasjes së Ivanoviqit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke komentuar vizitën e djeshme nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Kosovës, Haradinaj tha se ai beson se retorika mes Kosovës dhe Serbisë është e moderuar.Ai vuri në dukje se vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq është ngjarje e tmerrshme, një tragjedi, duke shtuar se janë të interesuar për të hedhur dritë mbi rastin dhe për të gjetur të vërtetën. “Mund të ketë motive të ndryshme, politike dhe kriminale, por jo etnike”, tha Haradinaj.

I pyetur për gjendjen e sigurisë në Kosovën e veriut, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është stabile.

“Kushtetuta e Kosovës dhe rregulloret e Kosovës zbatohen edhe në veri. Ekzistojnë gjykatat dhe policia”, tha Haradinaj.

Ai tha se vrasja e Ivanoviqit nuk do të ketë pasoja mbi procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

“Është një rast i izoluar, një ngjarje tragjike dhe e papranueshme. Kosova ka demonstruar kapacitetin e saj për hetimin dhe sigurinë në përgjithësi.Në të njëjtën kohë, qëndrimi i Kosovës nuk është të vazhdojë me dialogun ekzistues, por të kalojë në fazën e tij përfundimtare, që Republika e Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duam të kthehemi prapa. Kosova është nderuar për integrimin euroatlantik, për Evropën dhe NATO-n, dhe në të njëjtën kohë nxit miqësinë me Amerikën që dallon dhe në mënyrë specifike”, tha Haradinaj, në intervistën për HRT./Indeksonline/