17:42 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përshëndet protestën: Kufijtë janë ata të 17 shkurtit 2008

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës në protestë, për kulturën e treguar, ndërsa thotë se përshëndet shqetësimin e një numri të qytetarëve, për çështje jetike për vendin, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjera, kryeministri thotë se edhe gjatë vizitës në Amerikë ka përçuar porosinë e popullit kosovar se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008-të.

Ky është postimi i plotë:

I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit.

Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.

Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës./Indeksonline/.