12:16 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Po intensifikojmë punën në përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në takimin e Këshillit ministror për Integrime Evropiane.

Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj ka theksuar se është duke u intensifikuar puna në përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Në këtë takim, Haradinaj tha se është diskutuar për pozitën e Kosovës përballë përmbushjes së kritereve që burojnë nga Agjenda e Reformës Evropiane, në takimin e rregullt të Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane,transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në rrugëtimin tonë strategjik për integrim europian po intensifikojmë punën në përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Sot, diskutuam pozitën e Kosovës përballë përmbushjes së kritereve që burojnë nga Agjenda e Reformës Europiane (ERA) në takimin e rregullt të Këshillit Ndërministror për Integrim Europian. Pas përmbylljes së fazës së parë të ERA-s, Kosova po kalon në etapën e dytë të kësaj agjende, duke u përafruar kështu me mekanizmat e Bashkimit Europian. Nga akterët përgjegjës kërkova që ERA2 të jetë e saktë dhe me afate reale kohore në implementim. Dinamizimi i punës dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucionalë është në shërbim të përshpejtimit të rrugës sonë drejt Bashkimi Europian.

RH