75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj propozon që Pallati i Rinisë t’i kthehet Komunës së Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë i ka propozuar Kuvendit që t’i heqë kompetencat e AKP-së nga Pallati i Rinisë.

Ai ka kërkuar që ky objekt t’i rikthehet në pronësi Komunës së Prishtinës.

“Është Pallati i Rinisë. Mosdefinimi i kompetencave e ka mbajtur në këtë gjendje. Komuna ka votuar që ta merrë në kompetencë “Pallatin e Rinisë” që dikur është ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Prishtinës. Pra ne po hapim rrugën që t’i kthehet. Pra ne po hapim rrugën që t’i kthehet Komunës së Prishtinës”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti kanë zhvilluar dy takime.