20:51 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj pyet Lladrovcin: Kush e bën fuqinë? Ja si përgjigjet ai! (Video)

Përderisa kryeministri, Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten po bëjnë prezantimin e lajmeve kanë realizuar edheë një lidhje direkte.

Në lidhje direkte ka qenë pikërisht kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ndër të tjerash ëështë pyetur edhe për thënien që e bëri shumë të zëshëm “Forca e bën fuqinë”.

Lladrovci ka folur edhe për udhëheqjen e tij në vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.

“Jam shumë i kënaqur me gjithë ato që janë bërë në Drenas në 2017, qytetarët kanë parë një zhvillim të mirë të infrastrukturë, sidomos në atë rrugore dhe të ujërave të zeza”kë thënë Lladrovci.

Ndër të tjerash ai është pyetur edhe rreth vendimit për vendosjen e stadiumit në Drenas, ku ka thënë se është shumë i lumtur për këtë.

Haradinaj: Kush e bën fuqinë?

“Zoti kryeministër shumë të mençur kanë menduar se edhe forca edhe fuqia janë të njëtja por forca here (.) shpejtësia është e barabartë me fuqinë. Këtë e thotë Ligji i fizikës, unë nuk e kam shpikur por kjo më ka bërë shumë të njohur në Kosovë. Zonja Anita pres nga kryeministri ta hapë kuletën për qytetarët e Drenasit, pasi ishte ndër qytetet më të shkatërruara.Është parë se sa lagje, rrugë e shkolla janë pa rregulluar”,ka thënë Lladrovci.

“Do të jemi bashkë në punë në identifikimin e projekteve dhe punëve në Drenas” ka thënë Haradinaj.