17:14 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pyetet për paragjykimet ndaj Kosovës myslimane? Kjo ishte përgjigja e prerë e tij!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka realizuar një intervistë për emisionin e njohur të BBC-së, Hard Talk.

Ndër të tjerash, Haradinaj është pyetur nga gazetari Stephen Sackur nëse shteti i Kosovës përballet me paragjykime nga vendet e Bashkimit Evropian, për faktin se shumica e popullsisë i takon besimit islam.

Haradinaj me këtë ka dhënë një përgjigje shumë të prerë, duke thënë ‘JO’, transmeton Indeksonline.

“Ata evropianët e dunë se kush jemi. Ne jemi popull i Nënës Terezë, Skënderbeut, Rita Orës, Dua Lipës”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu në BBC Hardinaj është përballur edhe me temën e radikalizmit dhe kosovarët që në zonat e konfliktit kanë shkuar në numër të madh.

“Haradinaj ka theksuar se për shqiptarët nuk është primar identifikimi me fenë, por me kombin”, ka përfunduar ai./Indeksonline/