10:35 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të jetës

Kryeministri Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom tha se ndonëse janë ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të jetës.

Haradinaj shtoi se Qeveria që e drejton ai është e përkushtuar që secili komunitet që jeton në Kosovë të jetë i barabartë dhe përfaqësuar njësoj në shoqëri.

Ai ka falënderuar komunitetin rom për partneritetin në qeverisje për temat e rëndësishme për vendin.

“Kemi strategji, por është koha për implementim të saj në bashkëpunim me të gjitha institucionet”.

8 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Komunitetit rom. Për herë të parë është vendosur në vitin 1971 në Londër, së bashku me flamurin dhe himnin rom.