10:16 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Sektori i ujit e ka vëmendjen e plotë të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, të mbajtur sot.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sektori i ujërave e ka vëmendjen e plotë të Qeverisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj i hapë kapitull të ri zhvillimit ekonomik. Në Takimin e Nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, identifikuam të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend.

Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm. /Indeksonline/