19:05 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Shqiptarë ishim, jemi dhe do të mbesim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përulur sot para memorialit të dëshmorëve nga familja Lleshi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjurma më e mirë në trojet shqiptare janë vet shqiptarët, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e shqiptarëve, lufta e UÇK-së, ishte luftë e të gjithëve, ishte luftë e jona.

E kemi për nder sot, që të përulemi me respekt para memorialeve të dëshmorëve Lleshi dhe nga këtu të dërgojmë një porosi që shqiptarë ishim, shqiptarë jemi dhe shqiptarë do të mbetemi.

Gjurma më e mirë në troje tona, jemi ne vet.

Sot, jemi të lirë dhe këtë liri e gëzojmë falë sakrificës së dëshmorëve dhe heronjëve tanë si Marku, Kola, Prendi dhe Mema nga familja Lleshi.

Lavdi! /Indeksonline/