16:38 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Komandatin e KFOR-it,  Salvatore Cuoci

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi ata kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe se bashkëpunimi mes tyre po vazhdon.

Ndryshe, Komandanti Cuoci i ka dhuruar Haradinajt edhe emblemën e KFOR-it.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Nga Komandati Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv.

Image may contain: 2 peopleImage may contain: 2 people