13:35 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me shefen e EULEX-it: Sundimi i ligjit, prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë.

Kryeministri ka pritur në takim shefen e misionit të EULEX-it, Alexanda Papadopoulou, më të cilën biseduan për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit, transmeton Indeksonline.


Postimi i plotë:
Sundimi i ligjit – prioritet i Qeverisë!
Institucionet vendore kanë ngritur kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në tërë territorin e Kosovës. Në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë të Qeverisë me EULEX-in, në rolin këshillëdhënës, sot zhvillova takim pune me shefen e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit. Vlerësuam se, hapat konkret në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si e vetmja rrugë që garanton zhvillimin e vendit, kanë shënuar progres të dukshëm.