09:44 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj takohet nesër me Zoran Zaev  

Kryeministri i Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet i bindur se kjo vizitë do ta thellojë marrdhënien mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.

Ai premtoi se do e përfaqësoi denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënive të qëndrueshme.

Ky është statusi i tij:

Të nderuar qytetarë,

Nesër e mirëpres Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.

Jam i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato.

Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe.

RH