12:45 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon mërgimtarët në Qeveri, të dy palët kanë kërkesa (Foto)

Dhjetëra mërgimtarë kanë qëndruar sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ata janë takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj në orën 11:30.

Haradinaj ka biseduar me ta rreth kontributit që ka dhënë Diaspora historikisht për Kosovën, raporton Indeksonline.

Mërgimtaret i kanë kërkuar ministrit të Diasporës, Dardan Gashit që të heqin kartonin e gjelbër. Kryeministri në anën tjetër, u ka thënë atyre se do të punohet në këtë drejtim.

Ndërsa, Haradinaj u ka kërkuar mërgimtarëve që të vazhdojnë kontributin e tyre edhe më tutje në Kosovë./Indeksonline/