17:08 / E Premte, 14 Maj 2021 / A. M.

Haradinaj takon sportistin që mposhti tri herë kancerin: Florimi është frymëzim për ne

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka takuar sportistin Florim Xhabirin, i cili e ka mposhtur tri herë kancerin.

Haradinaj tha se Florimi është frymëzim për të gjithë ne.

“Sot e takova sportistin Florim Xhabiri, i cili e mposhti kancerin dhe që është frymëzim për ne. Florimi dhe shokët e tij do të jenë gjithmonë pjesë e përbashkët e jona si shoqëri. Suksese e shëndet miku im, Florim”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 3 people, people sitting and indoor