22:57 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Taksa në Rrugën e Kombit një kalkulim shumë i çuditshëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për taksën që Shqipëria ka vendosur në Rrugën e Kombit.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se është i befasuar me çmimet që janë vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.

“Është e lartë për besë. Nuk kemi biseduar me Qeverinë e Shqipërisë, por është taksë e lartë””, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se kalkulimet e tilla dëmtojnë qytetarët.

“Nuk mundesh me i vendosë një kamioni një taksë prej 50 euro vajtje- ardhje, dhe 25 euro për skaner. Pra po thuajse 100 euro taksë,.. atëherë çka na duhet Unioni Doganor. Është shumë e pakuptueshme, nuk po kuptoj çka po ndodhë. Është një kalkulim shumë i çuditshëm”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për formimin e ushtrisë.

Ai ka thënë se varianti që Lista Serbe ta votojë ushtrinë, është shumë i vështirë…

“Nëse mbarohet statusi, atëherë, nuk ka ndalesa në votë. Varianti tjetër është me ligj, dhe ndoshta më vonë edhe me kushtetutë…” ka thënë Haradinaj .