11:03 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Taksa s’hiqet për shkak të Rusisë dhe Serbisë, jo Amerikës!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është deklaruar edhe sot rreth çështjes së taksës 100% për Serbinë.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se edhe sot se taksa s’do të tërhiqet assesi pa marrëveshje finale me Serbinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos me hekë asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën,  por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë”, ka deklaruar Haradinaj pas një takimi që zhvilloi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shkruan Indeksonline

Shefi i qeverisë është pyetur edhe për AKP-në dhe drejtorin e kësaj agjencie, Valon Tolaj.

“Është e vërtetë që kemi qenë koleg me zotrin Tolaj. Nëse punon mirë do të më falënderojnë, nëse punon keq do t’i kthehem kundër”, është shprehur ai. /Indeksonline/