20:42 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Thaçi ta marr karrigen e kryeministrit ta dërgoj në shtëpi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend sa i përket çështjes së kufijve dhe raportin e tij me presidentin Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë në Debat Plus të Dukagjinit se nuk e ka ndryshuar qëndrimin që kishte për kufijtë e Kosovës, për të cilët tha se janë vendosur përfundimisht më 17 shkurt 2008, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi mund ta marr karrigen e kryeministrit dhe ta dërgoj në shtëpi.

Më poshtë një pjesë nga fjala e Haradinajt:

Qëndrimi im është si mundet me ardhur deri te zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka ndryshuar asgjë.

Mendoj se ideja që të arrihet një marrëveshje me ndërrim të kufijve ka vdekur .

Unë e kam përkrahur dialogun dhe kam bindjen se duhet të vazhdoj, përndryshe nuk e përkrahi opsioni për ndërrim të territoreve sepse është tragjedi.

As unë nuk jam kundër bashkëngjitjes së Luginës, por nuk ka bashkëngjitje sepse Serbia ka atje prezencë bukur të fuqishme ushtarake.

Ata janë kufij që i ka vendos lufta dhe nuk janë kufij të paqes.

Sa i përket karriges, le ta merr me veti ta dërgoj në shtëpi, karrigen e jap, por jo postin. unë njëherë e kam marr me vete në Hagë, tash jam këtu në Kosovë.

Presidenti i vendit duhet ta kujtoj se duhet ti korrigjoj të tjerët, e kështu nuk ndodh në vendet demokratike.

Secili i ka pikëpamjet e veta, presidenti edhe vet e ka përkrah këtë koalicion qeverisës, dialogu është instrument për të cilin kemi nevojë, por hapja e çështjes së territoreve nuk është e drejt e tij.

Nuk ka të drejt askush të hap çështjen e kufijve të vendosur më 17 shkurt, kjo është zgjidhje e popullit dhe kufijtë i ka vendosur lufta. Ju mund ti quani korrigjim, korrektim apo si do që doni. /Indeksonline/