15:13 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, Thaçit: E keni gabim paralajmërimin për Asociacionin

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra gjatë ditës së djeshme nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sa i takon çështjes së themelimit të Asociacionit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka mohuar akuzat e bëra nga Thaçi sa i takon themelimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Qëndrimet për Asociacionin ju e dini atë që e thotë Kushtetuta e vendit, si me qytetarë si me zyrtarë të jashtë si me të gjithë. Jam jashtëzakonisht i respektueshëm për serbët e Kosovës i kam lajmëruar për të gjitha ndodhitë në vend sa do të ndjeshme, por nuk kemi këso marrëdhënie çfarë ka paralajmëruar presidenti”, ka deklaruar Haradinaj në konferencë për media.

Tutje, akuzat e Thaçit se Milan Radojqiq do të bëhet kryetari i Asociacionit, Haradinaj i ka quajtur qesharake.

“Thaçi takohet me njerëz si ai edhe në Prishtinë edhe në Bruksel. Kam respekt për Milanin, Igorin, Slavkon”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/