19:11 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj thotë se do t’ua rrisë pagat policëve

​Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një lajm të mirë për policinë e Kosovës. Haradinaj ka deklaruar se do të ngritën pagat e policëve.

“Është ndërmarrje e imja që pagat e policëve të rriten”, ka thënë kryeministri në Frontal.

Po ashtu Haradinaj ka larguar dyshimet tek ata që kanë frikë se rrogat e ulen me ligjin për pagat.

Ai ka thënë se akujt që merr pagë nga buxheti i Kosovës nuk do t’i ulen ato.