16:19 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon arsyen e bisedës së tensionuar që pati me Thaçin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar sot se së fundi pati një darkë me bisedë të tensionuar me presidentin, Hashim Thaçi.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se e gjithë kjo kishte të bënte me idenë e korrigjimit të kufijve.

”Kemi pasur një darkë me Presidentin Thaci. Patëm rast të bisedojmë gjatë, kishim një bisedë herë me tensione herë të zakonshme. Këto qëndrime ia kam paraqitur edhe ndërkombëtarëve. Besoj se qëndrimet tona i dijnë të gjithë, s’ka ndryshime”,ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Përplasja në mes kryeministrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi nisi që në bërjen publike të idesë për mundësinë e korrigjimit apo ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Madje presidenti në një deklaratë nga Franca ditë më parë, kishte kërcënuar edhe me rrëzimin e qeverisë./Indeksonline/