20:50 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / C E

Haradinaj tregon si festohej Viti i ri në kohën e luftës, zbulon një detaj interesant për serbët

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka rrëfyer për Indeksonline se si është festuar Viti i Ri në kohën e luftës.

Ai ka thënë se natën e Vitit të Ri, nuk ua ka prishur bashkëluftetarëve, dhe se ka qenë prej ngjarjeve më të bukura që kanë festuar në kohën e luftës.

Më tutje, ai ka thënë se atë natë ka pasur edhe rapsodë të njohur. Serbët, sipas tij, pse janë frikacakë, kanë gjuajtë më armë gjithë natën, pavarësisht se s’ka pasë luftime.

Ndiqeni me poshtë videon: