10:52 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj ua zbret pagat zëvendësministrave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marr vendim që paga e zëvendësministrave të ulët.

Nga rreth 1 300 euro sa ka qenë paga e tyre bruto, me vendimin e fundit të kryeministrit që është miratuar nga Qeveria, zëvendësministrat do të paguhen për rreth 150 euro më pak, pra do të marrin 1 150 euro.

Vendimi ka hyr në fuqi të mërkurën, por që është i zbatueshëm që nga 1 dhjetori, raporton Indeksonline.

Me vendimin e fundit, sipas kryeministrit Haradinaj është bërë një nivelizim i pagave që dikush ka përfituar e dikush është dëmtuar.

Por, pavarësisht ngritjes së pagave për disa pozita në qeveri, ende stafi i legjislativit dhe ai i precedencës  kryesojnë me paga./Indeksonline/