17:21 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj uron Majlindën për medaljen e artë

Majlinda Kelmendi arriti suksesin e radhës duke e fituar të artën në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Ajo ishte e pandalshme në luftërat e saj duke e dominuar secilën prej tyre dhe me meritë u shpall më e mira e turneut.

Pas fitores, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj uroi Majlindën për suksesin e arritur.

“Majlinda Kelmendi po vazhdon të na sjell lajme të mira dhe çaste krenarie. Sërish e artë në Grand Slam të Abu Dhabit, triumfet e saj janë fitore të mëdha për Kosovën. Mirënjohje të thellë për Driton Kukën, Majlinden dhe tërë ekipin, të cilët janë shndërruar në imazhin e shtetit tonë” – ishin fjalët e Haradinajt në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/