Haradinaj uron Nexhmije Pagarushën: Falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi!
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka uruar këngëtaren e njohur kosovare Nexhmije Pagarushën në 85 vjetorin e lindjes.
Haradinaj ngrit lartë veprimtarinë e saj artistike muzikore, veçmas kryeveprën e saj ‘Bareshën’, për të cilën thotë se me këtë këngë ajo arriti të dridh zemrat e adhuruesve të këngës edhe jashtë gjeografisë shqiptare, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit:
Diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare.
Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jasht gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik përlave të thesarit shqiptar.
Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, dhe falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi.