09:34 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj uron SHBA-ve Ditën e Falënderimeve: Kosova e bekuar me miqësinë e përhershme me ju

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është e bekuar me miqësinë e përhershme që ka me SHBA-të dhe mirënjohëse për gjithçka që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë për vendin tonë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt:

Me rastin e Ditës së Falënderimeve ua përcjellë urimet më të përzemërta Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, stafit diplomatik dhe prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë.

Njëkohësisht, uroj popullin dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke ua përcjellë edhe në këtë ditë të shënuar, konsideratën e thellë të popullit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në këtë festë tradicionale, populli amerikan vlerësojnë atë që kanë dhe atë që ndajnë, bekimet dhe mirësinë, me miqtë dhe familjen.

Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. /Indeksonline/