11:05 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në forumin e Dubrovnikut në të cilin po diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.

Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj është shprehur se Kosova po përgatitet për transformimin e FSK0së në forcë të armatosur sipas standardeve të NATO-së, transmeton Indeksonline.

“Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë”, ka theksuar Haradinaj.

Më poshtë një pjesë e fjalimit të tij:

E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjenden europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime.
Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, theksova se po punojmë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë.
Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë.
RH