15:15 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj vizitoi AKI-në, kjo është arsyeja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është takuar me drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtorin Gashi dhe stafin e AKI-së, duke i përgëzuar dhe në të njëjtën kohë i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës./Indeksonline/