75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haraqija- Salihajt: Ndale turrin se e njohim njëri tjetrin

Partia e Isa Mustafës duket të ketë dalë prej “binarëve”.

Tash e sa kohë kanë nisur përplasjet brenda anëtarëve të kësaj partie, derisa ditëve të fundit kemi parë akuza të drejtëpërdrejta.

I fundit që ka reaguar publikisht është ish- zyrtari i LDK-së Astrit Haraqija, derisa me anë të një statusi i ka dërguar selam ish-partiakut të tij, Adem Salihaj.

 “Koha gjithëher ka treguar që miqët duhet të ruhen për ditët e vështira,situata të ndryshme na kanë treguar sesa i fortë mund të jet individi kur mbi supet e tij ka kaq shumë njerëz të mirë.!!
Adem he “burre” ndale turrin mos trego trimni se gjithë njohim njeri tjetrin “, ka shkruar Haraqija në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagim i tij, erdhi si reagim i deklaratave të Salihajt, sipas të cilit disa anëtarë të LDK-së janë bërë vegla të presidentit Hashim Thaçi për të shpëtuar lëkuren e tij.

Shkrimi i Salihajt:

Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhëtisë,fytyra e nje vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët ,ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët.

Në ndërkohë ,tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së,të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje,ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së,sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur perkrahjen.