09:24 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Hardeni magjik për Houstonin, Torontoja triumfon pas kohës shtesë

Skuadra e Houstonit, një “triple double” të James Hardenit, mposhti 122-115 Atlantan. “Mjekra” realizoi 41 pikë, 10 rebound e 10 asiste, në një ndeshje të dominuar nga ekipi teksan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Youngut për Atlantan.

Fitore në sekondat e fundit për Denverin, që mposhti me 107-106 Dallasin, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Donçiqi realizoi 27 pikë e 10 asiste për Dallasin, por që mbeten për statistikë, ndërsa për Denverin u dallua Jokiqi, autor i 33 pikëve.

Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukeet, që mundi 107-98 nënkampionët e Golden Statet. Tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpos, që realizoi 30 pikë e 13 rebound.

Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 129-114 Boston, sfidë e dominuar nga Spurs, ku u dallua DeRozan me 30 pikë.

Miami mposhti 122-108 Indianan, takim ku diferencën në fushë për ekipin nga Florida e bëri Herro me 19 pikë.

Pas kohës shtesë skuadra kampione e Torontos, që mundi 112-110 Charlotten, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekipi e herë tjetri. Ibaka e Davisi realizoi secili nga 23 pikë e 11 rebound për kanadezët.

Fitore të lehtë korri skuadra e New Orleansit, që mundi 123-108 Chicagon, takim ku shkëlqeu Ingrami me 29 pikë e 11 asist, ndërsa Utah Jazz fitoi 128-104 ndaj New York (Bogdanoviqi 20 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – San Antonio, 114-129

Charlotte – Toronto, 110-112

Indiana – Miami, 108-122

Orlando – Washington, 123-89

Atlanta – Houston, 115-122

Dallas – Denver, 106-107

New Orleans – Chicago, 123-108

Utah Jazz – New York, 128-104

Golden State – Milwaukee, 98-107