16:19 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Harrone Wembley-n, ky është “superstadiumi” i skuadrës shqiptare

Vitet e fundit ka ndodhur shumë rrallë, që bashki të vogla, e për më tepër në zona rurale, të investojnë për të përmirësuar terrenet sportive. Këtë gjë nuk e kanë bërë as bashki, të cilat mund të cilësohen të mëdha në vendin tonë. Surpriza e bukur vjen nga Cërriku, qyteza e vogël në Qarkun e Elbasanit.

Përgjatë kësaj periudhe, në një fshat të largët të kësaj bashkie, Linas, në njësinë administrative Mollas, është duke u kryer një investim nga kjo bashki. As më shumë e as më pak, por në fshatin Linas është duke u rehabilituar fusha e futbollit.

Ndoshta aty nuk do të dalin talente futbolli, por pushteti vendor ka vendosur t`i ofrojë fëmijëve të komunitetit një terren sportiv ku ata të argëtohen. Për të tepër ndiqni videon, e postuar nga vetë bashkia e Cërrikut në faqen zyrtare të saj.