19:18 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hasan Hyseni i ndan rrugët me klubin e Drenicës, flet për të ardhmen

Hasan Hyseni nuk do të jetë më pjesë e Drenicës, lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në Facebook.

Sulmuesi tregoi se më nuk do të jetë lojtar i Drenicës, pra tashmë Hyseni është një lojtar i lirë dhe klubet e interesuar mund të mendojnë për të, shkruan  IndeksOnline.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Pershendetje , permes ketij postimi desha te ju informoj qe me nuk jam pjes e KF Drenices

Faleminderit Te gjitheve per perkrahje

Ditet ne vazhdim shpresoj te vendosi me te miren per te ardhmen time shihemi se shpejti HH.”

Ndërkaq, në një përgjigje për sportin në IndeksOnline, Hyseni tha se ka oferta nga klubet e Superligës, por që po pret për ofertën më të përshtatshme.

“Po jam larguar nga Drenica, për oferta kam mjaft dhe jam duke i shqyrtuar ato, besoj që brenda pak ditëve vendosi për të ardhmen”, tha Hyseni.