21:53 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti

“Nëse nuk qëndrojnë në sallë nuk flitet për përgjegjësi penale, por është një përgjegjësi kushtetuese të qëndrojnë në sallë”. Kështu po deklarohet ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani duke shtuar se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.

“Formimi i institucioneve është përgjegjësi kushtetuese. Njerëzit duhet të qëndrojnë në sallë dhe të kryejnë detyrat e tyre”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë se standardi është që në fillim të konstituohet Kuvendi e më pas të zgjidhet presidenti. Shefi i shtetit është institucion balancues i institucioneve tjera. Tashme e dimë që presidenti përfaqëson unitetin e popullit”, tha ndër të tjera Enver Hasani.