12:00 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Hasani: Kërkojmë të rritet numri i inspektorëve

Në ditën ndërkombëtare të Konsumatorit. Për këtë sot është mbajtur tryezë ku do të diskutuar për “Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, tha se MTI-ja ka program për mbrojtjen e konsumatorëve, por që sfidë mbetet numri i vogël i inspektorëve.

Pavarësisht kësaj, ai tha se nuk do të ndalen me aksione dhe nuk do të ketë kompromisë nëse hasë në produkte që i dëmtojnë qytetarët.

“Ne nuk do të ndalemi në këto aksione. Unë iu siguroj që kemi me marrë edhe aksione të vazhdueshme. Edhe nuk do t’i tolerojmë edhe nuk do të kemi kompromis. Veç i ftoj edhe njëherë konsumatorët, qytetarët që të na japin informatën për shkak të numrit të vogël që i kemi të inspektoratit. Kemi kërkuar edhe nga Ministria e Financave që në gjashtë mujorit të dyte të rritet numri i inspektorëve po edhe sado që të rritet numri i inspektoreve, pa një bashkëpunim të mirë me qytetarët është shumë vështir që t’i eliminojmë këto dukuri“, tha Hasani.

Ai po ashtu ka thënë se ka pasur aksione që kanë marrë dhe kanë shqiptuar gjoba në rastet kur kanë hasur në mallra pa afat. Derisa, foli edhe për ligjin për konsumatorët, i cili është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

“Vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë vetëdijesimit sepse qytetarët, konsumatori duhet ta kuptoj të drejtën e tij që e mbron ligji edhe të të drejtën mbi përzgjedhjen e lirë të produkteve edhe të shërbimeve sido qofshin ato edhe të drejtën për tu ankuar“, tha Hasani.

Kryetari i këshillit për mbrojtjen e konsumatorit në MTI, Sherif Fejzullahu, ka thënë se ligji ka shumë rëndësi por që ai aktual është por që nuk zbatohet.

“Asketi ligjor është një segment shumë i rëndësishme i cili duhet të jetë prezent por shtrohet pyetja a ka abuzim në mesin tonë këtu në Kosovë konsumatorëve, ka. Shpesh herë në shoqëri është një shprehje nuk ka ligj. Jo ligj ka, për fat të mirë shteti ynë Kosovës ka arrit shumë ligje t’i harmonizoj me BE-në. Unë po i përmendi disa shembuj, a ka ligj për mos pirje të duhanit, ka, a ka ligj për energji ka, a ka ligj për ambientin ka por shtrohet pyetja a zbatohen ato. Këtu është problemi që qalon në zbatimin e ligjeve”, tha Fejzullahu.

Selatin Kaçaniku nga shoqata jo qeveritare “Konsumatori”, ka thënë se Kosova ka pasur përmirësim nga periudha e paraluftës në këtë dhjetë vjetor të pavarësisë.

“Në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës mund të shohim dhe konstatojmë ndryshime të mëdha pozitive, cilësorë dhe kuantitative por për të avancuar pozitën dhe të drejtat e qytetarit konsumatorë taksapagues, mendoj se duhet më pak të lavdërohemi e më shumë të merremi me anën tjetër të kritikës të vlerësimit që imponon korrigjime, përmirësime, shtytje, avancime, procese më dinamike e më energjike në ngritjen e dhe përshpejtimin e tyre. “, tha Kaçaniku.