20:59 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hashim Thaçi e Sokol Bashota, takim kokë me kokë në kohë zgjedhjesh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i harron ish- bashkëpartiakët që i ka pasur në PDK.

Sot ai ka gjetur kohë që të shkoj në Klinë, ku edhe është parë me kryetarin e kësaj komune, Sokol Bashota.

Takimin e ka bërë publik vet Bashota me anë një statusi në profilin e tij në facebook.

“Sonte në Klinë pata nderin të takohem me mikun tim, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai, përcjellë AktivPress.

Në fotot e postuara nga ky takim, në një vend shihet kreu i shtetit duke biseduar kokë me kokë  me kandidatin për kryetar të sërishëm të Klinës, ndërsa në një foto tjetër shihen edhe zyrtarë tjerë të PDK-së dhe veteranë të luftës.

Duhet kujtuar se ky takim ka ndodhur  vetëm  një javë  para ditës së mbajtës së zgjedhjeve lokale./AktivPress