07:37 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi i drejtohet sot kabinetit qeveritar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 10 Vjetorit të Pavarësisë do i drejtohet me një fjalë rasti kabinetit qeveritar.

Takimi do të ndodhë në Qeveri, duke filluar nga ora 11.00.

Përndryshe, Presidenti Thaçi, duke folur për arritje e Kosovës tash kur edhe është përvjetori i 10-të i pavarësisë,ka thënë se Kosova ka ecur përpara në të gjitha aspektet por ka edhe sfida.