11:09 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi: Ideja e korrigjimin të kufirit është e imja

Serbia dhe Kosova janë “në fazën përfundimtare” të bisedimeve, thotë presidenti kosovar, Hashim Thaçi. Do të ketë korrigjim kufijsh, por jo ndarje, thotë ai në një intervistë ekskluzive për të përditshmën austriake Der Standard.

STANDARD: Vërtetë a ka një një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe a duhet që Serbia në mënyrë eksplicite ta njohë Kosovën si shtet i pavarur?

Thaçi: Çdo marrëveshje ka kuptim vetëm nëse vije deri te njohja dypalëshe dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë e komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara.

STANDARD: Bisedimet duhet të jenë avancaur dhe ju duhet të këni bisdeduar tashmë me presidentin Vuçiq për plane konkrete për korrigjim kufijsh. Sa për qind të marrëvehsjes e keni arritur deri më tani?

Thaçi: Kanë kaluar pesë, apo gjashtë vjet që kur filluam këtë dialog me Serbinë. Tani kemi hyrë në fazën finale të këtyre bisedimeve. Deri më tani kemi folur vetëm për procesin, por jo për detajet. Ideja e korrigjimit të kufirit është e imja. Edhe ideja e përfshirjes se Preshevës dhe komunave tjera shqiptare si Bujanoci dhe Medvexha është, po ashtu, nga unë, por deri më tani nuk ka qenë objek i bisedimeve me presidentin Vuçiq. Por do të flasim edhe për këtë. Dua të jem racional: Ka dallime të mëdha, por e vetmja rrugë është të vazhdohet dialogu. Pa një marrëveshje, ne do të pengojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së.

STANDARD: Çka prisni nga vizita e presidentit Vuçiç në veri të Kosovës?

Thaçi: Kosova nuk do të ndahet, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve dhe unë deri më tani nuk kam dëgjaur që ai të ketë propozuar diçka të tillë. Kosova do të ruajë frymën shumetnike. Por ne duhet të punojmë për të zgjidhur animozitetet që ekzistojnë tash e 200 vjet. Ne nuk duhet të jemi peng të kufijve të vendosur gjatë Jugosllavisë së Titos. Jugosllavia nuk ekziston më. Kosova ka marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Prandaj, askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

STANDARD: Ministria e Brendshme e Austrisë po vonon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. A keni një shpjegim për këtë?

Thaçi: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Pres një zhvillim pozitiv në këtë çështje edhe nga kancelari austriak Kurz me të cilin tashmë këmi folur për këtë çështje.