Hashim Thaçi: Rugova e tha në vitin 1994, unë e them sot pak më ndryshe
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për ndarjen e kufijve.
Thaçi ka thënë se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim por korrigjim te kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka cituar edhe një deklaratë të ish-presidentit Ibrahim Rugova “Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë. HTH/Indeksonline/