10:24 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi: S’na mjaftojnë vetëm student të diplomuar, na duhet cilësi

Në konferencën “Java e Shkencës 2018” të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka folur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Ai ka thënë se është shumë i nderuar që kjo konferencë po organizohet për herë të 10-të në Kosovës teksa idetë dhe pikëpamjet pritet që të shprehën në këtë konferencë të shkencës.

“Kam kënaqësinë që dhe jam shumë i nderuar që marr pjesë në hapjen e punimeve të javës së shkencës, që po organizohet për herë të 10-të nga MASHT. Kjo organizohet në një rrethanë të re në kohën kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Puna kërkimore dhe shkencore konsiderohet si mjeti më i rëndësishëm për dije” ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës, ka shtuar se nuk mjafton të nxjerrim vetëm student të diplomuar por sipas tij duhet të punohet shumë për të lëvizur më shpejt dhe në mënyrë më cilësore.

“Shoqëria ju pret që të determinoni jo vetëm të sotmen por edhe të përcaktoni qartë se ku do të jemi pas dy ose tri dekada. Besoj që pajtohemi që nuk mjafton të nxjerrim vetëm student të diplomuar, duhet të lëvizim më shpejt më mirë dhe në mënyrë më cilësore se të tjerët.”

Ndryshe, në këtë konferencë janë paralajmëruar të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli; kryeministri Ramush Haradinaj; ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi./Indeksonline/

Temat: