16:38 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haskuka kërkon mbështetje pas rrëshqitjeve të dheut

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka është takuar sot me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës Rasim Demirin.

Pas diskutimeve të bëra për rrëshqitjen e dheut në zonën e Zhupës, për sanimin e gjendjes së rrugëve, Haskuka kërkon të intervenohet  në mënyrë që banorët e kësaj ane të sigurohen nga rreziqet natyrore.

Ai kërkon bashkëpunim të thellë me këtë Ministri.

Postimi i Haskukës në Facebook:

Pas rrëshqitjeve të dheut në zonën e Zhupës, me ministrin Rasim Demiri biseduam për sanimin e gjendjes së rrugëve dhe intervenimet që duhen bërë, në mënyrë që banorët e kësaj ane të sigurohen nga rreziqet natyrore.  Pos kësaj, me të debatuam edhe për projektet e përbashkëta mes Komunës dhe Ministrisë, e që kanë të bëjnë me Zhvillimin Rajonal. Komuna jonë ka kapacitete të shumta për zhvillim rural, me theks të veçantë në projektet infrastrukturore për bujqësi dhe turizëm.