23:48 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haxhi Shala i Nismës i ka disa fjalë për audioinçizimin e sotëm

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala e ka komentuar audioinçizimin e sotëm të deputetit Milaim Zeka me Ilir Krasniqin. Shala i ka quajtur si shantazhe e inskenime këto inçizime duke thënë se uron që të mos përsëriten gjëra të tilla.

“Pak mbi audio-inqizimin e lëshuar sot!

Inskenime dhe shantazhe të këtij lloji të pahijshëm janë neveritese dhe të pa baza, sic edhe u demantua nga dëshmia e z. Krasniqi se nuk e kishte takuar ndonjeherë Limajn.
Gjetja e mënyrave jo njerëzore për ta dëmtuar subjektin politik Nisma dhe liderin e saj Limajn, i nxisin edhe më tepër punët tona drejtë sukseseve të Nismës.
Urojë që të mos përseriten sajesa të tilla nga njerëz të pastrukullt dhe fluid që nuk lënë vend pa u futur, e gjë pa shantazhuar, së bashku me dorën e ndikimit famëkeq” shkruan Shala në Facebook./Indeksonline/