12:45 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Haxhiu: Koeficienti duhet të jetë 132 euro

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave duhet të jetë 132.

Ai në “Facebook” e ka publikuar një tabelë se si e kishte propozuar-amandentuar ligjin e pagave që nuk u votua nga mazhoranca.

“Vlera e koeficientit duhet të jetë 132 Euro. Këtu mund të gjeni propozim -amendamentin tim për Ligjin e Pagave, por që nuk u votua nga deputetët e mazhorancës LVV-Guxo. Vlera e koeficienti e propozuar nga unë ishte 132 euro” ka thënë Haxhiu.