08:42 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Haye: Bellew ishte fantastik, për fat të mirë nuk jam i lënduar

David Haye e pranoi pas meçit, se Tony Bellew ishte boksieri më i mirë.

Haye u mposht me nokaut teknik në raundin e pestë, dhe kjo ishte humbja e tij e dytë ndaj britanikut 35-vjeçar, transmeton IndeksOnline.

Pas meçit, Haye e pranoi se në ring më i miri ishte Bellew – por ndihet i lumtur që nuk ka marr ndonjë lëndim.

“Tony ka zhvilluar një super betejë. Ka bërë disa hapa të zgjuar. Ai është fantastik, kishte një plan të mirë dhe unë nuk kisha përgjigje. David Coldwell është trajner i madh. Ne dhuruam një paraqitje të mirë dhe lam që boksi të flet. Jam i lumtur që kjo natë u shijua shumë nga tifozët. Për fat të mirë unë jam i shëndetshëm dhe nuk kam marr grushte të shumtë nga Bellew”, ka thënë pas meçit 37-vjeçari.

Haye nuk e ka ndërmend të pensionohet. Ai do të kërkojë një tjetër kundërshtar gjatë këtij viti.

Në 32 meçe sa ka zhvilluar në karrierë, Haye ka triumfuar 28 herë (26 fitore me KO) dhe ka humbur 4 herë./IndeksOnline/