10:03 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Hazard fjalë të mëdha për Salah, poashtu ka një kerkesë për të

Për momentin, tre lojtarët më të mirë në Premier Ligë janë Kevin de Bryune, Eden Hazard dhe Mohamed Salah.

Treshja kanë qenë fantastike deri më tani, me dy të fundit të cilët llogariten në mesin e futbollistëve më të mirë në botë.

Hazard dhe Salah do të takohen me njëri tjetri të shtunën mbrëma, ndërsa Liverpool është nikoqir i Chelsea në Anfiled.

Dyshja ishin një kohë bashkëlojtarë në Chelsea dhe Hazard ka disa fjalë të mëdha për Salah.

“Unë e kam përcjellur atë kur luante në Romë – njëri nga bashkëlojtarët e mi në kombëtare, Radja Nainggolan, luante atje dhe ai ishte një nga më të mirët poashtu” , tha ai.

“Tani ai (Salah) është ende në top dhe ai poashtu luajti mirë edhe për kombëtaren e tij duke arritur Kupën e Botës. Në Liverpool poashtu është duke bërë mirë, kështu që une mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm me të. Une dua t’ia kërkoj fanellën atij të shtunën” , deklaroi Hazard. /IndeksOnline/