10:08 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Hazard paralajmëron Chelsean: Kemi nevojë për transferime “bombë”, përndryshe largohem!

Eden Hazard është duke menduar për kontratën e re me Chelsean, por futbollisti ka një kusht.

Anësori i Kombëtares së Belgjikës, do të pres afatin e transferimeve dhe “goditjet” që do t’i bëjë Chelsea për ta mësuar të ardhmen e tij.

Ai në njëfarë mënyrë i ka përgatitur drejtuesit londinez, që në afatin e transferimeve të bëjnë transferime “bombastike” përndryshe Hazard-i largohet nga “Stamford”.

“Unë jam duke pritur për lojtarët e ri për sezonin e ardhshëm. Do të shohim pastaj. Dua bashkëlojtar të mirë, sepse dua që ta fitoj Premierligën sezonin e ardhshëm”, ka thënë Eden.

“Ndeshja ndaj Unitedit nuk është e fundit, e përsërisë, është e fundit në këtë sezon. Pas, kësaj do të jem i fokusuar në Botëror. E di që nuk jemi në Champions vitin e ardhshëm, por secila kupë ka rëndësinë e vet, Europa Liga, Liga e Kampioneve, Premierliga, Kupa FA, të gjitha. Unë kam nevojë për të fituar trofe, më mungon Kupa Fa dhe Championsi”, shtoi belgu.

Hazard ka kontratë deri në vitin 2020 me Chelsean, por ai është i lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm në Real Madrid.

Politika e transferimeve në klubin nga Londra është vënë nën vëzhgim gjatë 12 muajve të fundit. Ata humbën një numër të madh objektivash, duke nënshkruar vetëm me Alvaro Moratan, Tiemoue Bakayoko dhe Danny Drinkwater.

Olivier Giroud ka treguar formë të mirë që prej transferimet nga Arsenal. Por, 31-vjeçari ishte me fat, pasi Chelsea nuk shpenzoi para për ta siguruar kilianin, Alexis Sanchez.

Nuk është problemi i vetëm i Hazard-it apo transferimeve, te ish-kampioni i Premierligës, qëndron edhe problemi Conte. Italiani i cili me shumë gjasa do të largohet pas finales së FA Cup./IndeksOnline/