08:20 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hazard zgjedh më të mirin në mes Ronaldos dhe Messit

Eden Hazard mendon se Messi është i përzgjedhuri i tij si futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave.

“Natyrisht, kur luan futboll dëshiron të luash kundër më të merit. Ekipit më të mirë, futbollistëve më të mirë në botë. Messi është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Hazard për Chelsea TV.

Chelsea e Hazard do të përballet me Messin dhe Barcelonën në fazën e 1/8 të Champions League. Fantazisti i përfaqësueses së Belgjikës është krahasuar shpesh herë me Messin dhe konsiderohet si kandidat për fitimin e trofeut “Topi i Artë” në të ardhmen.