14:23 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hazardi zgjidhet lojtari i sezonit në Ligën e Evropës

Eden hazard është votuar lojtari i sezonit në Evropa Ligën për sezonin 2018-19.

Belgu doli para Giroudit dhe Luka Joviqit me vota, shkruan Indeksonline.

Hazardi shënoi vetëm dy herë në Evropa Ligën, sezonin e kaluar, por të dyja golat i realizoi në finalen ndaj Arsenalit.

Ai ishte i pandalshëm duke ia dhuruar edhe një trofe Chelseas para se të largohej në drejtim të Real Madridit./Indeksonline/